Zaev: Sllovenia është pika e kontaktit në procesin përfundimtar të nënshkrimit të protokollit për anëtarësim në NATO

Maqedonia

Zaev: Sllovenia është pika e kontaktit në procesin përfundimtar të nënshkrimit të protokollit për anëtarësim në NATO

Më: 21 janar 2019 Në ora: 16:24
Zoran Zaev dhe Karl Erjavec

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot priti delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikë së Sllovenisë, e udhëhequr nga Karl Erjavec.

“Ky është një lajm shumë i gëzuar për vendin tonë, sepse përveç nesh, në fazën kur vendet anëtare të NATO-s do të miratojnë nënshkrimin e protokollit të pranimit të Republikës së Maqedonisë në Aleancë, do të kemi një partner të besueshëm të provuar”, deklarojnë nga shtypi i qeverisë.

Kryeministri Zoran Zaev në një takim me ministrin slloven të mbrojtjes Karl Erjavec tha se, ambasada e Republikës së Sllovenisë është emëruar nga NATO si pikë kontakti në procesin e ardhshëm përfundimtar të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë në Aleancë, në kohën kur vendet anëtare të NATO-s do të fillojnë procedurën për ratifikimin e protokollit për pranimin e vendit tonë në aleancë.

“Ky është një lajm shumë i gëzuar për vendin tonë, sepse përveç nesh, në fazën kur vendet anëtare të NATO-s do të miratojnë nënshkrimin e protokollit të pranimit të Republikës së Maqedonisë në Aleancë, do të kemi një mik dhe partner të provuar afër nesh. Republika e Maqedonisë dhe Republika e Sllovenisë kanë marrëdhënie tradicionalisht të shkëlqyera, me përkrahje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm reciprok. Sllovenia këtë e ka dëshmuar përkushtimin e saj duke mbështetur vendin tonë, aspiratat tona për anëtarësimin në BE dhe NATO dhe gjatë gjithë procesit, na ka dhënë dhe na jep mbështetje të pakursyer”, tha Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat