Çfarë bëjnë politikanët tanë shqiptarë për Kosovën?

Maqedonia

Çfarë bëjnë politikanët tanë shqiptarë për Kosovën?

Më: 22 janar 2019 Në ora: 09:09
Xhevdet Hajredini

 Nuk ndalen akuzat ndaj Qeverisë, konkretisht ndaj BDI-së në pushtet lidhur me projektet infrastrukturore që lidhin Maqedoninë me Kosovën.
Së fundi, ish-ministri i Financave, Xhevdet Hajredini, në profilin e tij në Facebook, ka përkujtuar një reportazh të gazetarit Dejan Azeski në javoren “Fokus” për autostradën “Arben Xhaferi” nga Prishtina deri në Han të Elezit.

Ja statusi i plotë i Hajredinit:

“E lexova sot në javoren “FOKUS” reportazhin e shkëlqyer për Prishtinën dhe autostradën, të gazetarit Dejan Azeski, të cilin e pëfundon me këto fjalë: ‘Ja pyetje edhe për shqiptarët e Maqedonisë, të cilët janë funksionarë në qeverinë e Maqedonisë. Nëqoftëse aq i duan dhe i çmojnë vëllezërit e tyre nga Kosova (fakt të cilin vazhdimishtë e theksojnë), pse vite me rradhë s’kanë bërë asgjë të lidhen me ta? Të lidhen në mënyrë dhe nivel infrastrukturor të denjë për shekullin 21′”.

Ndryshe, zyrtarë qeveritar ditë më parë kanë informuar se deri në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm do të shpallet tender për 1.9 kilometrat e parë të autostradës Shkup-Bllacë, ndërsa pjesa e dytë prej 10 kilometrave do të pritet të ndërtohet nga viti 2021. Në ndërkohë, i gjithë projekti do të përfundojë nga mesi i vitit 2023. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat