Ushtria e SHBA-së me padurim e pret ARM-në si partner i NATO-s

Maqedonia

Ushtria e SHBA-së me padurim e pret ARM-në si partner i NATO-s

Më: 22 janar 2019 Në ora: 09:30
Ilustrim

Porosi për falënderimin e armatës të Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në misionet paqësore së bashku me forcat ushtarake të SHBA-së si dhe për mundësin që aleatët të trajnohen në poligonin Krivollak dje dërgoi shefi i Byrosë së gardës kombëtare të SHBA-së Xhozef Lengiel.

Vetëm disa javë e ndajnë Maqedoninë nga ulja në karrigen e NATO-s së bashku me vendet tjera anëtare pasi vendi e përfundoi pjesën e saj të obligimeve lidhur me Marrëveshjen e Prespës, tha ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska pas takimit në Shkup me shefin e Byrosë të gardës kombëtare të SHBA-së, gjeneralin Xhozef Lengiel.
Si tajming të shkëlqyer e vlerësoi vizitën e gjeneralit Lenigel ministrja Shekerinska në konferencën e përbashkët për media, duke shtuar se në takimin e sotëm mes tjerash është biseduar për mënyrat e avancimit të bashkëpunimit me gardën kombëtare.

Ajo potencoi se shefi i Byrosë së gardës kombëtare të SHBA-së është partner jashtëzakonisht i rëndësishëm për Maqedoninë sepse vendi shumë vite po fiton përvojë nga bashkëpunimi me gardën e Vermontit.

“Ky moment në të cilin kemi biseduar për sfidat e vështira që Maqedonia po përballet vitet e fundit duhet të përmendim se vizita vërtetë është kohën e shkëlqyer, në momentin kur Maqedonia ka treguar se e meriton vendin e saj në Aleancë dhe për shkak se ajo dinë si t’i zgjidh ato, e jo t’i ngrij dhe ruaj problemet e saja. Vitin e kaluar me nënshkrimin e Marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, ndërsa këtë vit me miratimin e ndryshimeve kushtetuese treguam se si vend mund të lirohemi nga pesha që shumë vite na ka tërhequr drejtë fundit, që nuk i lejonte Maqedonisë që të marrë vendin e merituar në NATO dhe nuk na lejohet të jemi mjaft ambicioz as në aspektin e anëtarësimit në NATO-s, as në aspektin e anëtarësimit tonë në BE”, tha ministrja e Mbrojtjes.

Ajo shtoi se vendi vendi ka arritur ta bëjë këtë, sepse mes tjerash edhe Armata e Republikës së Maqedonisë është e gatshme të bëhet pjesë e Aleancës.

Gjenerali Lengiel, i cili për herë të parë gjendet për vizitë në Maqedoni , tha se Garda kombëtare e SHBA-së është krenare që është partnere me Armatën e Republikës së Maqedonisë dhe me qytetarët e Maqedonisë.

“Armata juaj është e sistemuar në Gardën tonë kombëtare dhe kjo është armata e parë e cila u sistemua në Afganistan së bashku me ne dhe siguroi kontribut të madh për gatishmërinë e partnerëve tonë dhe u ka mundësuar aleatëve tonë dhe neve të trajnohemi së bashku në poligonin Krivollak edhe atë jo vetëm tani, por shpresoj se kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, theksoi gjenerali amerikan.

Ai shprehi falënderim për kontributin e armatës së Maqedonisë si partner i ardhshëm i NATO-s dhe shtoi se me padurim e presin momentin ta përshëndetin Maqedoninë si anëtare më e re e NATO-s në të ardhmen e afërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat