Ligji për gjuhët në Maqedoni dërgohet në Komisionin e Venecias

Maqedonia

Ligji për gjuhët në Maqedoni dërgohet në Komisionin e Venecias

Më: 22 janar 2019 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Qeveria e Maqedonisë ka dërguar në Komisionin e Venecias përmbajtjen e plotë të Ligjit për gjuhët bashkë me tekstin alternativ të nenit 8 dhe tri dispozitat e tij që kanë të bëjnë me shqipen në bankënota, letrat me vlerë dhe uniformat e ushtrisë dhe policisë.

Në letër thuhet që Qeveria pret vlerësim për aspektet e pajtimit të ligjit me standardet evropiane dhe principet e sundimit të ligjit, transmeton Alsat M.

Gjithashtu është theksuar se ligji i gjuhëve rrjedh na Marrëveshja e Ohrit dhe se qëllimi i tij është që të krijos kornizë të harmonizuar juridike në dispozita ligjore dhe që do të harmonizohet pa cenuar Kushtetutën e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat