Maqedonia dhe Bullgaria nënshkruajnë plan për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë

Maqedonia

Maqedonia dhe Bullgaria nënshkruajnë plan për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë

Më: 22 janar 2019 Në ora: 17:09
Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot ka nënshkruar plan për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë për periudhën prej vitit 2019 deri 2021 me ministrin e Shëndetësisë të Bullgarisë, Kirill Ananiev.

Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, plani për bashkëpunim është nënshkruar me qëllim thellimin dhe nxitjen e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë dhe shkencat mjekësore mbi bazë të barazisë, reciprocitetit dhe interesit të përbashkët.

Ministri bullgar i Shëndetësisë Kiril Ananiev, deklaroi se me këtë plan thellohet bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe se kjo marrëveshje paraqet mundësi për përparimin e Maqedonisë në procesin e eurointegrimeve.

Plani për bashkëpunim i nënshkruar nga dy ministrat hyn në fuqi sot, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë thonë se do të vazhdojnë edhe më tej me bashkëpunimin me Bullgarinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat