“Në Maqedoni po ndërtohet si asnjëherë më parë në infrastrukturën rrugore”

Maqedonia

“Në Maqedoni po ndërtohet si asnjëherë më parë në infrastrukturën rrugore”

Më: 22 janar 2019 Në ora: 19:42
Ilustrim

Në Maqedoni po ndërtohet si asnjëherë më parë, kështu u lavdërua Qeveria me investimet në infrastrukturën rrugore. Ata thonë se vendi është transformuar në punishte.

Këtë vit do të ndërtohen rrugë të reja, por edhe do të rikonstruktohen dhe mbarohen të tjera, e që janë mbi 770 kilometra dhe kushtojnë 1 miliard e 270 milion euro.

Vjet kishte rritje te të gjithë sektorët, përveç ndërtimtarisë. Punuam në projekte, tani të përgatitur do të fillojmë me realizim. 40 drejtime do të nisin të ndërtohen që nesër, nëse na lejojnë kushtet e motit.

Qeveria tha se vitin e kaluar, ka mbaruar me ndërtimin e 193 kilometra rrugë dhe që kushton 30 milion euro. Vijon ndërtimi i rrugës prej 363 kilometrave që kushton rreth 1 miliard e 35 milion euro. Për këtë vit, nga Qeveria njoftojnë fillimin e ndërtimit të 420 kilometrave, në vlerë prej 236 milion euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat