Qeveria e Maqedonisë siguroi 2 milionë euro për zbatimin e Programit për ajër të pastër

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë siguroi 2 milionë euro për zbatimin e Programit për ajër të pastër

Më: 22 janar 2019 Në ora: 21:52
Ilustrim

Qeveria e Maqedonisë në seancën e 116-të e miratoi Propozim-programin për realizimin e Planit për ajër të pastër për vitin 2019.

Duke pasur parasysh se luftimi me ajrin e ndotur është prioritet strategjik i Qeverisë, programi bazohet në katër komponentë: masat për trajtimin e drejtpërdrejtë të shkaqeve të ndotjes, ndërgjegjësimin e publikut nga mosha parashkollore deri në moshën e pensionit, ndryshimet rregullative të nevojshme për kalimin në sistemin e energjisë me emetim të ulët dhe zbatimin e një platforme për koordinimin dhe monitorimin e zbatimit të programit.

Programi për uljen e ndotjes së ajrit gjithashtu përcakton qëllimin e fondeve të siguruara prej 2 milion euro.

Paratë do të përdoren për të financuar zëvendësimin e sistemeve ekzistuese joekologjike të ngrohjes së amvisërive, kopshte, shkolla fillore dhe të mesme, objekte shëndetësore dhe ndërtesa administrative në qytetet më të ndotura në vend, si dhe për blerjen e pastruesve të ajrit në ambiente të mbyllura në kopshte, shkolla të mesme, objekte shkollore dhe administrative.

Në planin aksionar për uljen e ajrit të ndotur për vitin 2019 përfshihet edhe nisma nga tre organizata qytetare që do të përpunojnë web-faqe të posaçme, ku do të numërohet të gjitha masat që duhet të zbatojnë institucionet shtetërore dhe vendosjen e filtrave në ndërmarrjet e mesme dhe të vogla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat