Nimetz: Mospranimi i Marrëveshjes së Prespës mund të ketë pasoja serioze

Maqedonia

Nimetz: Mospranimi i Marrëveshjes së Prespës mund të ketë pasoja serioze

Më: 23 janar 2019 Në ora: 13:10
Matthew Nimetz

“Mospranimi i hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës mund të ketë pasoja të thella madje edhe të rrezikshme”, vlerëson i dërguari special i OKB-së në bisedat mes Shkupit dhe Athinës për çështjen e emrit Matthew Nimetz.

Në një intervistë për mediumet greke, Nimetz thotë se marrëveshje e re dhe “zgjidhje e shpejtë”, nëse nuk arrin ajo e Prespës, nuk janë të mundur, ndërsa të dy palët me siguri do të tërhiqen edhe nga shumë çështje për të cilat tashmë janë dakorduar.

Marrëveshja e re eventuale mes Shkupit dhe Athinës, sipas tij, mund të zgjasë me vite, ndërsa jo me muaj, sepse të gjitha çështjet duke e përfshirë edhe emrin për përdorim të tërësishëm – “erga omnes” do të kthehen në pozitën fillestare, ndërsa me siguri do të ketë edhe moment të ndryshëm politik në të dy vendet, si dhe ndryshime në skenën politike rajonale dhe globale”, thekson Nimetz.

“Të dy palët, pothuajse 25 vite, nga nënshkrimi i Marrëveshjes kohore në vitin 1995, kanë punuar me vullnet të mirë t’i zgjidhin çështjet kontraverse. Marrëveshja përfundimisht ishte arritur pas bisedave dhe negociata të rënda shumëvjeçare dhe intensive, sepse çdo palë ka besuar se ka arritur t’i mbërrijë elementet thelbësore nga interesat e tyre kombëtare, me kuptim se marrëveshja do të sjellë paqe, stabilitet dhe miqësi, në vend të vazhdimit të konfliktit”, thotë Nimetz. I pyetur nëse në Kombet e Bashkuara gjuha do të pranohet si “maqedonase”, Nimetz potencon se në listën zyrtare të vendeve duke i përfshirë edhe gjuhët e cila është përgatitur nga grupi i ekspertëve të KB-së për emra gjeografik (UNGEGN), vendi është shënuar Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, me referencat “maqedonase”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat