LSDM për kandidaturën e Gjorçevit: Qytetarët nuk do të lejojnë Ivanov të ri

Maqedonia

LSDM për kandidaturën e Gjorçevit: Qytetarët nuk do të lejojnë Ivanov të ri

Më: 23 janar 2019 Në ora: 16:00
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, ka reaguar ndaj njoftimeve të deputetit të OBRM-PDUKM-së Vllatko Gjorçev, i cili sot deklaroi se do të kandidojë për president.

Nga LSDM thonë se Gjorçev është kandidati i parë i cili ka dalë krah për krah me Mickoskin kundër integrimit të shtetit në NATO dhe BE.

“Më shumë se 20 vite Gjorçev është pjesë e OBRM-PDUKM-së. Më shumë se 20 vite Gjorçev ka heshtur për gjitha krimet dhe politikat humbëse të partisë së tij. Me vite ka heshtur për krimet e Gruevskit, sot hesht për sjelljen antiperëndimore dhe antishtetërore të shefit të tij”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se Maqedonisë dhe qytetarëve nuk ju duhet edhe një ushtar antiperëndimor i Gruevskit dhe Mickoskit.

“Qytetarët do të zgjedhin president të vërtetë, që do t’i mbrojë interesat e tyre dhe do të rreshtohet me forcat progresive dhe demokratike në vend”, thonë nga LSDM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat