“Për shkak të defektit te filtri del tym i zi mbi Dirsllën”

Maqedonia

“Për shkak të defektit te filtri del tym i zi mbi Dirsllën”

Më: 23 janar 2019 Në ora: 19:40
Ilustrim

Për shkak të defektit te filtri i mbeturinave mjekësore del tym i zi në deponinë e Drisllës. Nga inspektorati shtetëror për Mjedis Jetësor për “Meta” thonë se defekti është i vogël dhe deri sa mënjanohet ky defekt, deponia s’do të punojë.

“Bëhet fjalë për defekt te filtri. Defekti s’është i madh, por u shfaq një çarje ku nga deponia Drislla kanë paraqitur tek inspektorati. Drislla e ka pjesën që duhet të zëvendësohet dhe brenda 15 ditëve do të rregullohet. Tani Drislla nuk punon për t’u riparuar defekti”, thonë nga inspektorati shtetëror për mjedis jetësor.

Nga inspektorati thonë se po kryhen kontrolle të rregullta që lëshohen mbi furrë, dhe që kur është vendosur filtri deri tash të gjitha rezultatet janë brenda intervalit normal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat