“Mali i Zi do të jetë ndër shtetet e para që do ta ratifikojnë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO”

Maqedonia

“Mali i Zi do të jetë ndër shtetet e para që do ta ratifikojnë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO”

Më: 23 janar 2019 Në ora: 19:51
Nikolla Dimitrov dhe Ivan Brajoviq,

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot ka realizuar takim me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Siç njoftojnë nga ministria e Punëve të Jashtme, dy bashkëbiseduesit këmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme mes Malit të Zi dhe Maqedonisë dhe janë dakorduar për nevojën që raportet e mira miqësore të marrin edhe dimensionin intensiv ekonomik.

“Gëzohemi që do t’i bashkohemi Malit të Zi në NATO dhe në procesin e bisedimeve për anëtarësim në BE”, theksoi Dimitrov gjatë takimit duke  falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që Maqedonia merr nga Mali i Zi.

I pari i Kuvendit malazez, Brajoviq në takim e ka riafirmuar mbështetjen e fuqishme nga ana e Mali të Zi me qëllim të anëtarësimit të plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO, duke drejtuar mesazhe inkurajuese për finalizim të shpejtë të proceseve të filluara. Ai ka shprehur bindje se Mali i Zi do të jetë mes vendeve të para, Kuvendi i së cilës do ta ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat