Komunikacioni në Maqedoni, hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Mavrovë-Dibër

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni, hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Mavrovë-Dibër

Më: 24 janar 2019 Në ora: 09:20
Ilustrim

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndalesa dhe nëpër korsi të lagura, ndërsa në disa vende ka mbetje të borës.

Ndalesa për lëvizje të makinave të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër është shfuqizuar këtë mëngjes në orën 07:00, ndërsa akoma në fuqi është ndalesa për lëvizje në Strazhë.

Reshje të borës ka në Kodrën e Diellit dhe Mavrovë.

NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon për vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat