Xhaferi: Jam i bindur se marrëveshja e Prespës do të ratifikohet në Greqi

Maqedonia

Xhaferi: Jam i bindur se marrëveshja e Prespës do të ratifikohet në Greqi

Më: 24 janar 2019 Në ora: 10:21
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi për gazetën greke “Naftemboriki”, shprehet i bindur se marrëveshja e Prespës do të kalojë në Kuvendin e Greqisë, edhe pse thotë se nuk dëshiron që t’i komentojë politikat e brendshme në Greqi, njofton AIM nga Athina.

“Pavarësisht nga reagimeve të opozitës nga reagimet e opozitës në të dyja vendet, marrëveshja e Prespës është e mirë, kontribuon në stabilitetin e brendshëm të Greqisë dhe Maqedonisë, por edhe në stabilitetin e rajonit më të gjerë”, tha Xhaferi.

Xhaferi tha se edhe përkundër refuzimit të presidentit Ivanov që të nënshkruaj ndryshimet kushtetuese, ato hynë në fuqi.

“Presidenti i Republikës së Maqedonisë është i obliguar që të nënshkruaj në bazë të shumicës parlamentare, ndërsa refuzimi i tij është plotësisht jokushtetues. Duheshe që t’i nënshkruaj, në herën e dytë kur arritën amendamentet në dorën e tij, sepse Maqedonia është shtet me demokraci parlamentare dhe përkundër refuzimit të Ivanovit, marrëveshja është në fuqi. Kuptohet, ekziston edhe Gjykata Kushtetuese”, tha Xhaferi.

Në pyetjen për kërkesës së opozitës greke që të dorëzohet përmbajtja e plotë e Kushtetutës së Maqedonisë, Xhaferi tha se në lidhje me obligimet tona, deri tek MPJ e Greqisë dhe Kuvendi grek ka qenë të dorëzojmë amendamentet dhe notën verbale, ndërsa diçka plotësuese nuk është kërkuar nga ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat