Anulohet gjykimi për rastin “Titanik 3”, ka informacione për kërcënim të dëshmitarëve

Maqedonia

Anulohet gjykimi për rastin “Titanik 3”, ka informacione për kërcënim të dëshmitarëve

Më: 24 janar 2019 Në ora: 11:11
“Titanik 3”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot sërish është anuluar seanca për rastin e PSP-së “Titanik 3”, në të cilën të akuzuar janë Ismet Guri dhe deputeti i BDI-së Ejup Alimi.

Gjykatësja Olja Ristova, tha se sërish me urgjencë nga Ministria e Drejtësisë do të kërkojnë që të sigurohet dëshmitari R.B, e cila jeton në Gjermani.

Gjykatësja tha se nuk janë bërë përpjekjet e nevojshme të organeve shtetërore. Gjykata obligoi PSP-në të bëjë përpjekje dhe ta sigurojë dëshmitarin, i cili konsiderohet si kyç në këtë procedurë.

Prokurorja Fatime Fetai tha se do të angazhohen që dëshmitarja (grua e martuar në Gjermani) të vijë dhe të dëshmojë në rastin “Titanik 3”.

Në seancën e kaluar PSP kërkoi që për shkak të mungesës së dëshmitarit, të lexohen deklaratat që ajo i ka dhënë para PSP-së gjatë procedurës parahetimore. Makfaks mëson se dëshmitarja e cila ndodhet në Gjermani ka marrë kërcënime për jetën e saj.

Seanca e radhës për rastin “Titanik 3” është caktuar për më 22 shkurt.

Në këtë lëndë të akuzuar janë deputeti i BDI-së Ejup Alimi dhe Ismet Guri. Ata si anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor në Çair në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë shkatërruar materialin zgjedhor.

Sipas aktakuzës, Alimi dhe Guri me veprimet e tyre kanë ndikuar drejtpërdrejtë në rezultat dhe kanë falsifikuar vullnetin e qytetarëve në Çair.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat