MPPS: Me masat e mara po stabilizojmë dëmin e shkaktuar prej 15 miliardë denarë në Fondin pensional

Maqedonia

MPPS: Me masat e mara po stabilizojmë dëmin e shkaktuar prej 15 miliardë denarë në Fondin pensional

Më: 24 janar 2019 Në ora: 12:39
Foto Ilustrim

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) thonë se sjellja e papërgjegjshme e udhëheqësve të mëparshëm, politikat mashtruese dhe rritja pensioneve jashtë kornizave ligjore për 10 vjet ka shkaktuar zbrazëtirë prej rreth 15 miliardë denarëve në Fondin pensional, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Me reformën e pensioneve qeveria aktuale e cila ka startuar nga fillimi i janarit, kemi siguruar paga të qëndrueshëm dhe vazhdueshmëri të rritjes së pensioneve, pa pasur nevojë për të ngrirë dhe pa rritur moshën e daljes në pension. Me Ligjin kemi sjell përputhshmërinë e vazhdueshme të pensioneve. Pensionet do të rregullohen dy herë në vit dhe atë me 100% me rritje kostos së jetesës, në vend të 50% siç ishte më herët. Është miratuar edhe dispozita ligjore që do të ketë edhe më tej përputhshmëri të plotë të pensioneve nga 1 prilli, në qoftë se produktet e brendshme bruto në vitin e kaluar kanë pasur rritje reale mbi 4%”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Nga atje gjithashtu thonë se Qeveria në dy vitet e kaluara janë siguruar paga stabile dhe rritje e vazhdueshme e pensioneve. Kështu që në vitin 2016 paga mesatare e pensioneve arrinte 13.754 denarë, në vitin 2017 3.954 denarë, ndërsa në vitin 2018 14.421 denarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat