Milloshoski do ta mbështesë Gjorçevin, nuk do të garojë për president

Maqedonia

Milloshoski do ta mbështesë Gjorçevin, nuk do të garojë për president

Më: 24 janar 2019 Në ora: 12:55
Antonio Milloshoski

Anëtari i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, pritet që të mos kandidojë për president të Maqedonisë, pasi ka njoftuar se si delegat i partisë në konventë do ta mbështesë Vllatko Gjorçevin, i cili dje njofto se do të garojë për president.

Milloshoski thotë se nëse OBRM-PDUKM zgjedh që të garojë me Gjorçevin në zgjedhjet presidenciale, mundësitë që ai të fitojë nga kundërkandidatët e pushtetit janë të mëdha, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E vlerësoj Vllatko Gjorçevin si personalitet, pasi angazhohet për promovimin e vlerave familjare si bazë themelore në shoqëri. Dhe si deputet e di shumë mirë çfarë do të thotë të zgjedhet nga qytetarët. Ai ka kapacitet që të t’i jep vlerë shtesë shtetit”, shkruan Milloshoski në Facebook.

Ndryshe, dje Gjorçev njoftoi se do të garojë në konkursin e partisë opozitare maqedonase për kryetar të shtetit, ndërsa kandidati përfundimtar i tyre do të zgjedhet nga delegatët e partisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat