Avramopullos: Ja përse Marrëveshja e Prespës është problematike 

Maqedonia

Avramopullos: Ja përse Marrëveshja e Prespës është problematike 

Më: 24 janar 2019 Në ora: 14:21
Dimitris Avramopullos

Dy eurokomisarët grekë, Dimitris Avramopullos dhe Korina Krecu, në 24 orët e fundit dolën me qëndrime diametralisht të kundërta lidhur me debatin që për Marrëveshjen e Prespës dhe pritjet e saj zhvillohet në Parlamentin greke.

Avramopullos, si komisar për politikën emigruese në BE dhe ish ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë, deklaroi se “Marrëveshja e Prespës nuk është i ekuilibruar,  dhe për këtë është edhe problematik”, ndërsa Krecu, si eurokomisare për zhvillimin rajonal, shpreson se Marrëveshja së shpejti do të implementohet, transmeton agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.

“Një është përcaktimi gjeografik për të cilin të gjitha qeveritë pajtohemi, ndërsa tjetër është përcaktimi historik që po tentohet të arrihet përmes marrëveshjes. Kombësia dhe gjuha nënkuptojnë ekzistencë kombëtare dhe japin mundësi për politikë irredentiste nacionaliste”, deklaroi Avramopullos, transmeton ANA-MPA, ndërsa raportoi korrespondentja e M.I.A-s nga Athina.

Ai shtoi se qeveria në vend që t’i injorojë partitë, duket që të synojë drejt një konsensusi kombëtar para se të arrihet marrëveshje.

Përkundër Avramopullosit, eurokomisarja për zhvillim rajonal Kortina Krecu, konsideron se Marrëveshja e Prespës  do të implementohet së shpejti dhe se së shpejti do të fillojë edhe trialogu midis Shkupit, Athinës dhe Brukselit.

“KE-ja dhe Parlamenti Evropian janë të gatshëm që prej nesër të fillojnë dialogun dhe shpresoj se kjo do të ndodhë”, tha Krecu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat