Gruevski, Ahmeti e Mijallkov, në duart e Supremes

Maqedonia

Gruevski, Ahmeti e Mijallkov, në duart e Supremes

Më: 24 janar 2019 Në ora: 16:22
Gruevski, Ahmeti e Mijallkov, në duart e Supremes

A do t’i shpëtojë Gjykata Supreme zyrtarët e lartë partiak nga Prokuroria Speciale Publike? Dilema u imponua në publik pasi zyrtarisht Gjykata më e lartë javën e ardhshme duhet të marrë në konsideratë iniciativat dhe të marrë qëndrim nëse ekipi i Katica Janevës, mund të hap hetime të reja dhe të ngrejë padi pas 30 qershorit 2017.

Kjo ishte data deri kur PSP ishte dashur ti paraqiste të gjitha akuzat që lidhen me veprat e bisedave të përgjuara. Gjyqtarët suprem do të kuvendojnë për nismat e paraqitura nga avokatët e të pandehurve në rastet e kësaj prokurorie. Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Dane Iliev, është i prerë-se gjyqtarët suprem nuk duhet të takohen fare për nisma të tilla, e lëre më të miratojnë qëndrime.

Gjykata Supreme nuk ka juridiksion të debatojë për nismat që paraqiten nga palët ose avokatët, për të përcaktuar ndonjë parim apo opinione juridike, pasi avokatët kanë një mundësi ligjore para gjykatave më të ulëta ti paraqesin qëndrimet e tyre ligjore”- tha Dane Iliev, ish-kryetar i Gjykatës Supreme.

Iliev nuk kujton se në të kaluarën ka ekzistuar një praktikë që Supremja të marrë qëndrim për iniciativa të tilla. Mendimet dhe qëndrimet ligjore të gjykatës më të lartë kishin të bëjnë me punën e Gjykatave, por ato në asnjë mënyrë nuk mund të jenë vendimtare për punën e prokurorive.

Kjo praktikë e mbajtjes së mbledhjes së përgjithshëm me iniciativën e palëve ose në këtë rast të avokatëve, unë i quaj palë që i përfaqësojnë interesat e klientëve të tyre – nuk ka”- pohoi Dane Iliev, ish-kryetar i Gjykatës Supreme.

Pas 30 qershorit të vitit 2017, PSP-ja paraqiti dy akuza për rastin “Talir” për financim të paligjshëm të VMRO-DPMNE-së. Një pjesë të hetimeve PSP-ja i mori përsipër nga prokuroria e rregullt me interpretimin se PSP ka 18 muaj afat për të përfunduar me aktakuzë. Katica Janeva në një intervistë për Alsat në shtator të vitit të kaluar theksoi se disa nga lëndët mund të përfundojnë me akuza në Prokurorinë e rregullt.

Kjo mund të ndodhë në mënyrë të pashmangshme .Në çdo rast, një hetim i caktuar t’i dorëzohet Prokurorisë Publike”- tha Katica Janeva, PSP.

PSP, me përjashtim të dy padive për “Talir”, hapi 17 hetime pas 30 qershorit të vitit 2017. Hetimet përfshijnë Nikolla Gruevskin, Mile Janakieskin, Sasho Mijallkovin, Antonio Miloshoskin, Zoran Stavreskin, Nikolla Todorovin dhe biznesmenin Orce Kamçev. Hetimet pas kësaj periudhe përfshijnë edhe Ali Ahmetin për regjistrimin e dështuar në vitin 2011, por edhe zv.kryeministrin Bujar Osmanin për veprime eventuale të paligjshme, derisa ishte Ministër i Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat