Spasovski: Siguria në vend është përmirësuar, do të ketë rritje të pagave për policët

Maqedonia

Spasovski: Siguria në vend është përmirësuar, do të ketë rritje të pagave për policët

Më: 24 janar 2019 Në ora: 16:46
Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Oliver Spasovski, sot ka vizituar stacionin policor në Vallandovë, prej ku deklaroi se gjendja e sigurisë në vend është përmirësuar, duke ju referuar anketës së fundit të OSBE-së, sipas së cilës 75 për qind e qytetarëve të Maqedonisë ndjehen të sigurt.

Spasovski foli edhe për kushtet e zyrtarëve policorë, për të cilët tha se gjatë kohës së udhëheqjes së tij me Ministrinë e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë aktivitete konkrete për përmirësimin e statusit të policëve.

“Përmirësimi i statusit dhe kushteve të punës, janë interesi jonë i përbashkët, pasi logjika është e thjeshtë – vetëm polici i kënaqur është polic profesional dhe efikas”, tha Spasovski.

Ai shtoi se për blerjen e uniformave të reja të policëve janë paraparë rreth 200 milionë denarë, ndërsa shtoi se do të ketë edhe rritje të pagave për pesë për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat