Micotakis kërcënon: Veto Maqedonisë për BE

Maqedonia

Micotakis kërcënon: Veto Maqedonisë për BE

Më: 25 janar 2019 Në ora: 10:19
Kiriakos Micotaqis

Kryetari i Demokracisë së Re, Kiriakos Micotaqis, kërcënon me veto në Komisionin Europian ndaj antarësimit të Maqedonisë. Nëse ai do të marrë votat e grekeve për të qeverisur vendin në zgjedhjet e ardhshme ai premton bllokimin e antarësimit të Maqedonisë për shkak të Marrëveshjes së Prespës. Këtë e ka bërë të ditur në debatin parlamentar gjatë së enjtes në mbrëmje në parlament.

Nga ana e tij kryeministri, Aleksis Cipras akuzoi opozitën se në mungesë të argumentave kundër marrëveshjes merren me gjëra të vogla.

Megjithatë duket se sondazhet favorizojnë opozitën në Greqi. Në një sondazh të fundit Demokracia e Re renditet partia e parë me 33 % dhe Syriza ka 22%. Sot në 14.30, sipas orës greke, pritet që Marrëveshja e Prespës të ratifikohet në Parlamentin grek. Ndërkohë në 12.30 pritet që sërish të ketë protesta të kundërshtarëve kundër ratifikimit të marrëveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat