MPB merr donacion dy makina speciale për terren të tipit “Nissan”

Maqedonia

MPB merr donacion dy makina speciale për terren të tipit “Nissan”

Më: 25 janar 2019 Në ora: 11:48
MPB merr donacion dy makina speciale për terren të tipit “Nissan”

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup dhe Organizat Ndërkombëtare për Migracion (IOM) sot Ministrisë së Punëve të Brendshme i ka dhuruar dy makina terrenale “Nissan Navara”, të pajisura me sistemin “track’n’go”.

Nga MPB thonë se me këtë donacion do të përforcohen kapacitetet e ekipeve për intervenim dhe do të përmirësohet sistemi telekomunikacionit në MPB.

“Makinat posedojnë pajisje speciale të cilat përdoren për lokacione të vështira dhe në kushte të këqija atmosferike. Ministri Oliver Spasovski në emër të ministrisë i ka falënderuar për donacionin delegacionin e BE-së dhe IOM-në”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat