Partia e Merkelit apel opozitës greke ta votojnë Marrëveshjen e Prespës

Maqedonia

Partia e Merkelit apel opozitës greke ta votojnë Marrëveshjen e Prespës

Më: 25 janar 2019 Në ora: 11:49
Angela Merkel dhe Aleksis Cipras

Partia e kancelares gjermane, Angela Merkel, i ka bërë thirrje opozitës greke që të votoj Marrëveshjen e Prespës. Eurodeputeti gjerman nga radhët e CDU-së, Dejvid Mekalister, ka deklaruar së fundmi se marrëveshja hap dyert për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, gjë e cila do të jetë në interes edhe të Greqisë. 
 

“Deputetët në Kuvendin grek kanë një shansë historike të votojnë për Marrëveshjen e Prespës e cila jep mundësi unikate për përmbushjen e perspektivën euroatlantike të Maqedonisë.  Edhe përkrah faktit që lideri i partisë më të madhe opozitare tha se grupi i tij parlamentar do të votoj kundër, ne jemi të bindur se Evropa do të ketë dobi nga kjo marrëveshje”,  thotë Mekalister. 
 

Ndërsa, Florijan Han nga Komiteti për çështje evropiane në Parlamentin gjerman, tha se kjo marrëveshje paraqet situatë “win – win” edhe për Shkupin edhe për Athinën. 
 

“Duhet ta kenë të qartë të gjitha partitë greke, përfshirë edhe Demokracinë e Re, se është në interes të Greqisë nëse Maqedonia përfundimisht integrohet në NATO dhe BE. Hedhja poshtë e Marrëveshjes së Prespës do të ishte në dobi vetëm të Rusisë dhe interesave gjeopolitike të saj në Ballkan”, është shprehur Han. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat