Cipras me kundërpërgjigje të ashpra për Komunistët dhe opozitën greke

Maqedonia

Cipras me kundërpërgjigje të ashpra për Komunistët dhe opozitën greke

Më: 25 janar 2019 Në ora: 14:08
Aleksis Cipras

Kryeministri grek Aleksis Cipras, u është përgjigjur fuqishëm kundërshtarëve të Marrëveshjes së Prespës, me theks të veçantë partisë Komuniste KKE dhe “Demokracisë së Re”. Lidhur me Historinë Greke, kreu i Qeverisë grek ka akuzuar partinë Komuniste se do e mbajnë në qafë sllavo-maqedonasen Mirka Ginova e ekzekutuar në luftën qytetare greke, dhe iu rikujtoj atyre shpërndarjen e abetares sllavo-maqedonase në Tashkent.

“Nuk dëshiroj të përkushtohem as në Abetaren që komunistët u ndanë në Tashkent fëmijëve të luftëtarëve sllavo-maqedonas të Armatës Demokratike të Greqisë. Nuk dua të përkushtohem në 70 mijë refugjat nga Lufta qytetare të cilët shteti grek i privoi nga liria në vitin 1983 që të kthehen në atdheun e tyre. Do të flas politikisht. Nuk do të flas për historinë e Partisë Komuniste të Greqisë”, tha kryeministri Cipras.

Ndërsa në përgjigje ndaj Demokracisë së Re, iu drejtua edhe liderit të saj Kyrijakos Micotakis për pohimet se e kanë dhënë emrin dhe nacionalitetin maqedonas.

“Nuk kemi lejuar gjuhë maqedonase, për shkak se gjuha maqedonase nuk është e jona që ta japim. Aristoteli e ka mësuar Aleksandrin e Madh greqisht, në vend që maqedonisht. As nacionaliteti maqedonas nuk është i joni që ta japim. Dhe vetë përdorimi i fjalës ‘u lejojmë’ dëshmon në iluzionin e madh që del nga nacionalizmi Juaj. Njerëzit që jetojnë në Greqinë Veriore janë grek. Por, kjo më i përket sferës së psiko-analizës dhe unë gjithsesi nuk e kam për qëllim që të jem psikiatër i juaji”, ka deklaruar Cipras.

Kuvendi grek, sot pritet që ti japë fund kontestit 27 vjeçar për Çështjen e emrit me Maqedoninë. Në ora 14.30 pritet të votojë për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat