Koçijançiç përsërit: Përkrahim Marrëveshjen e Prespës - Bota Sot
Koçijançiç përsërit: Përkrahim Marrëveshjen e Prespës

Maqedonia

Koçijançiç përsërit: Përkrahim Marrëveshjen e Prespës

Më: 25 janar 2019 Në ora: 14:12
Maja Koçijançiç

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç, konfirmoi se BE-ja e përkrah Marrëveshjen e Prespës dhe se do të reagojë sapo të miratohet ose jo, në Parlamentin greke, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

“Nga afër po e ndjekim procesin e  kësaj marrëveshje të rëndësishme dhe në mënyrë konsistente kemi reaguar në çdo hap. Presim që sapo të përfundojë debati në Parlamentin greke të ketë reagime nga BE-ja”, tha zëdhënësja.

Dje  gazetarët korrespondentë në Bruksel kërkuan përgjigje nga Komisioni Evropian se pse nuk i është tërhequr vërejte komisarit për emigracion, Dimitris Avramopullos për deklaratat e tij kundër Marrëveshjes së Prespës duke u nisur nga ajo se BE-ja  ka dhënë një investim të madh në këtë marrëveshje.

“BE-ja e përkrah këtë marrëveshje historike të nënshkruar nga Zaevi dhe Ciprasi nën kryesinë e KB-së dhe  ky mbete edhe më tej një rast”, tha Koçijançiç.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...