Zaev: E përjetshme Marrëveshja e Prespës, uron Tsipras

Maqedonia

Zaev: E përjetshme Marrëveshja e Prespës, uron Tsipras

Më: 25 janar 2019 Në ora: 15:06
Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ka uruar homologun e tij grek, Alexis Tsipras për votimin e sotëm të Marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë.

” Urime mikun tim Alexis Tsipras, së bashku me popujt tanë kemi arritur një fitore historike. Qoftë e përjetshme Marrëveshja e Prespës, qofshin të përhershme paqja dhe progresi në Ballkan dhe Evropë”, ka shkruar ai në Facebook.

Kjo marrëveshje ka të bëjë  ndryshimin e emrin të Maqedonisë në Maqedoni Veriore.

Ndryshimi i emrit të Maqedonisë vjen pas 27 vitesh të refuzimit të emrit nga ana e Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat