Cipras: Sot ka lindur aleati i ri i Greqisë, Maqedonia e Veriut

Maqedonia

Cipras: Sot ka lindur aleati i ri i Greqisë, Maqedonia e Veriut

Më: 25 janar 2019 Në ora: 15:20
Ilustrim

Kryeministri grek, Aleksis Cipras në rrjetin social Facebook ka shkruar se sot është ditë historike sepse Greqia mbrojti jë pjesë të rëndësishme të historisë së saj, transmeton Zhurnal. 

Ai thotë se sot ka lindur Maqedonia e Veriut dhe do të jetë aleat i Greqisë në përpjekjet e saj për sigurinë stabilitetin dhe zhvillimin në rajon. 

"Sot është një ditë historike. Greqia mbron një pjesë të rëndësishme të historisë së saj, trashëgimia e maqedonisë së lashtë greke. Sot po shkruajmë një faqe të re për ballkanin.  Brezat e ardhshëm në të dy vendet do t'u detyrohen mirënjohje anëtarëve të cilët me guxim vënë themelet për një të ardhme të paqes, solidaritetit dhe harmonisë midis dy popujve. Maqedonia e Veriut që sot ka lindur, do të jetë një vend mik. Aleat i Greqisë në përpjekjet e saj për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin në rajon", ka shkruar Cipras.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat