“Thesari”, dëshmoi një punonjëse e DSK-së

Maqedonia

“Thesari”, dëshmoi një punonjëse e DSK-së

Më: 25 janar 2019 Në ora: 15:29
Ilustrim

Gjyqi për rastin “Thesari” të Prokurorisë Speciale Publike ishte i mbyllur për publikun. Me kërkesë të PSP-së, gjykata e përjashtoi opinionin sepse një punonjëse e DSK-së dëshmoi në sallën e gjyqit, dhe informacionet që duhej t’i jepte ajo ishin të karakterit sekret. 

Rasti “Thesari” i referohet prokurimit të pajisjeve për përgjim, për policinë sekrete nëpërmjet kompanisë “Finzi”. Sipas PSP-së, të pandehurit Sasho Mijalkov, i arratisuri Goran Grujevski, Toni Jakimovski dhe Nebojsha Stojkoviç përmes kompanisë Finzi, kanë blerë pajisje me çmim dyfish më të lartë dhe prokurimin në vend që MPB-ja, e ka bërë një kompani private në pronësi të Kosta Kërpaçit, i cili bëri vetëvrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat