Kurc: Po hapet rruga për Maqedoninë e Veriut në BE

Maqedonia

Kurc: Po hapet rruga për Maqedoninë e Veriut në BE

Më: 25 janar 2019 Në ora: 16:10
Sebastian Kurc

Kancelari austriak Sebastian Kurc me porosi në twitter ka uruar për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në Athinë dhe votimin e sotëm e ka quajtur “me të vërtet historike”.

“Votimi i sotëm në kuvendin e Greqisë për ratifikimin e Marrëveshjes për Maqedoninë Veriore është me të vërtet historike! Ajo është një përfitim për njerëzit në ato dy vende dhe e hap rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE, qëllim të cilin Austria e përkrah plotësisht”, ka shkruar Kurc.

Ndryshe, më herët edhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, uroi për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë, e cila sot mori dritë të gjelbër nga 153 deputetë./ 'Bota sot'/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat