Donald Tusk: Marrëveshja e Prespës, misioni i pamundur u bë realitet

Maqedonia

Donald Tusk: Marrëveshja e Prespës, misioni i pamundur u bë realitet

Më: 25 janar 2019 Në ora: 16:13
Donald Tusk

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk përgëzoi kryeministrat Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev për miratimin e Marrëveshjes së Prespës në Parlamentin grek.

Tusk u shpreh se misioni i pamundur u bë më në fund realitet.

“Ata kishin imagjinatë, morën riskun, ishin gati të sakrifikonin interesat e tyre për një të mirë më të madhe. Zoran, Alexis përgëzime. Misioni i pamundur u bë realitet.”

Sipas marrëveshjes, Republika e Maqedonisë e ndryshon emrin në “Republika e Maqedonisë Veriore”, ndërsa Greqia zotohet të heqë veton për pranimin e vendit në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat