Qeveria e Maqedonisë: Përgëzojmë ratifikimin e marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë: Përgëzojmë ratifikimin e marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë

Më: 25 janar 2019 Në ora: 18:37
Qeveria e Maqedonisë

Qeveria e Maqedonisë ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë.

“Qeveria e Maqedonisë fuqishëm e përshëndet vendimin e Kuvendit të Greqisë për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës me çka i jepet fund kontestit tre dekadash e cila pengonte zhvillimin e rajonit.

Qeveria e Maqedonisë i përgëzon të gjithë qytetarëve të të dyja vendeve për paqen, prosperitetin dhe zhvillimin e cila sjell kjo marrëveshja dhe u jep guxim që të intensifikohet bashkëpunimi”, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Maqedonisë.

Nga atje thonë se nëpërmjet gjetjes së zgjidhjes në mes Maqedonisë dhe Greqisë, Ballkani, Evropa dhe bota kanë fituar një model për ngritjen e miqësive dhe bashkëpunimi në mes popujve dhe shteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat