Cipras: Marrëveshja e Prespës një ditë historike

Maqedonia

Cipras: Marrëveshja e Prespës një ditë historike

Më: 25 janar 2019 Në ora: 18:43
Aleksis Cipras

Kryeministri grek, Aleksis Cipras e cilësoi ditën e sotme si ditë historike në një mesazh në “Twitter”, pas votimit të mazhorancës së deputetëve në favor të marrëveshjes mbi emrin e ri të Maqedonisë, duke parë një të hapet një faqe e re për Ballkanin.

Një prej ideatorëve të kësaj marrëveshje bashkë me homologun e tij të vendit fqinj, Zoran Zaev, Aleksis Cipras shkruan se “kjo marrëveshje, që i jep fund një grindje diplomatike prej gati 30 vite, mbështet miqësinë, bashkëpunimin dhe paqen”.

Sipas Marrëveshjes së Prespës, që u nënshkrua pas bisedimesh të gjata mes Athinës dhe Shkupit, Republika e Maqedonisë do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.

153 deputetë nga 300 bënë të vlefshme marrëveshjen, sipas numërimit zyrtar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat