Rritja e pagave për zv. kryeministrat kalon në leximin e parë

Maqedonia

Rritja e pagave për zv. kryeministrat kalon në leximin e parë

Më: 25 janar 2019 Në ora: 19:30
Kuvendi i Maqedonisë

Me gjashtë vota “për” dhe tre “kundër” Komisionit Kuvendar për Punë dhe Politikë Sociale, voton propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për pagat dhe kompensimet për personat e zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë është i pranueshëm dhe mund të paraqiten për lexime të mëtejshëm.

Në përputhje me ndryshimet dhe plotësimin e ligjit paga e zv. kryeministrave do të rritet për 8.000 denarë.

Zv. ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjonul Bajraktar theksoi se me këto ndryshime do të krijohet bazë ligjore për llogaritjen e pagës për zv. kryeministrat.

“Me shfuqizimin e nenit 14 “zëvendëskryeministër i Qeverisë” e cila në bazë vetëm terminologjikisht nuk është në përputhje me Ligjin për paga dhe kompensime për personat e zgjedhur dhe të emëruar në RM dhe me ligjin për Qeverinë e RM-së, me çka nuk jepet mundësi për konfirmimin e pagave të zv. kryeministrave. Duke pasur parasysh këtë lindi nevoja për ndryshimin e këtij ligji”, tha Bajraktar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat