Moti i ligë, Zaevi u detyrua të aterojë në Sofje

Maqedonia

Moti i ligë, Zaevi u detyrua të aterojë në Sofje

Më: 25 janar 2019 Në ora: 19:44
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev në vend të aeroportit të Shkupit, për shkak të kushteve të këqija klimatike do të aterojë në aeroportin e Sofjes. Sipas informacioneve, avioni qeverisës për më shumë se 30 minuta është rrotulluar rreth Shkupit, me çka është vendosur që të aterojë në kryeqytetin e Bullgarisë.

Sot në mbrëmje është caktuar që të mbahet Këshilli qendror i LSDM-së. Fillimi i mbledhjes është caktuar për në orën 19:00 dhe sipas burimeve të partisë, ai do të fillojë pa praninë e kryeministrit.

Siç njoftojnë nga LSDM, në agjendën e takimit ka shumë pika që lidhen me procesin e reformave dhe integrimeve dhe anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, situatën politike në vend dhe çështje të tjera të brendshme.

Po ashtu pritet që Këshilli Qendror të marrë vendime lidhur me fillimin e procedurës brenda partisë për zgjedhjen e kandidatit për kryetar të shtetit, si dhe për zgjedhjen e kandidatëve për kryetarë bashkie në të tri komunat për të cilat do të mbahen zgjedhjet lokale të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat