Stoltenberg përshëndet miratimin e Marrëveshjes së Prespës

Maqedonia

Stoltenberg përshëndet miratimin e Marrëveshjes së Prespës

Më: 25 janar 2019 Në ora: 20:37
Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndet ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti grek në një mesazh të publikuar sot në “Twitter”

“Mirëpres sot ratifikimin në Parlamentin grek të Marrëveshjes së Prespës, një kontribut i rëndësishëm për stabilitetin dhe mirëqenien e të gjithë rajonit. Tani pres që në të ardhmen Republika e Maqedonisë së Veriut t’i bashkohet NATO-s”, thekson Stoltenberg pas miratimit nga Parlamenti grek të marrëveshjes që ndryshon emrin e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat