Uashingtoni përshëndet Marrëveshjen e Prespës, Shkupi drejt BE dhe NATO

Maqedonia

Uashingtoni përshëndet Marrëveshjen e Prespës, Shkupi drejt BE dhe NATO

Më: 25 janar 2019 Në ora: 20:55
Mike Pompeo

SHBA-ja e përshëndet vendin e Parlamentit të Greqisë që ratifikoi Marrëveshjen e Prespës, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Pompeo tha se “liderët grekë kanë treguar vizion, inkurajim dhe këmbëngulje në përcaktimin e gjetjes së zgjidhjes për problemin me emrin”.

“Kjo zgjidhje do t’i mundësojë Republikës së Maqedonisë së Veriut që ta zërë vendin e saj të vërtetë në BE dhe NATO”, thotë Pompeo.

Në këtë deklaratë thuhet se SHBA-ja përshëndet këtë mundësi historike për përparimin e stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies në të gjithë rajonin. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat