Rritet intensiteti i reshjeve të borës në Maqedoni

Maqedonia

Rritet intensiteti i reshjeve të borës në Maqedoni

Më: 25 janar 2019 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Në pjesën më të madhe të vendit sonte ka reshje me intensitet të lartë. Reshjet në pjesën më të madhe të vendit janë me borë, ndërsa vetëm në pjesët lindore të vendit ka reshje të shiut.

Deri më tani trashësi më të madhe të borës ka në Kodrën e Diellit.

Siç njoftojnë nga Enti Hidrometeorologjik, në orët e mbrëmjes intensiteti i reshjeve do të ngadalësohet, ndërsa në pjesën veriperëndimore të vendit do të fryjë një erë e lehtë.

Gjatë ditës së nesërme do të vazhdojnë reshjet e borës por me intensitet më të ulët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat