LSDM më 3 mars do ta caktojë kandidatin për president të shtetit

Maqedonia

LSDM më 3 mars do ta caktojë kandidatin për president të shtetit

Më: 25 janar 2019 Në ora: 21:56
LSDM

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski tha pas përfundimit të takimit të Këshilli Ekzekutiv tha se ndoshta më 3 mars do të caktohet Kongres, në të cilën do të zgjidhet kandidati i LSDM-së për president të Republikës së Maqedonisë.

“LSDM-ja në Këshillin Qendror do të shqyrtojë të gjitha avantazhet dhe disavantazhet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe se të njëjtat a do të jenë në favor të Republikës së Maqedonisë apo jo. Shpresoj që Këshilli Qendror për këtë çështje do të vendos sonte, dhe nëse jo, Këshilli Ekzekutiv do të jetë i detyruar ta informojë publikun për vendimin”, tha Kiracovski.

Këshilli Ekzekutiv diskutoi gjithashtu edhe për kandidatët për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen në tri vende në Ohër, Novo Sellë dhe Dibër.

Këshilli Qendror i LSDM-së filloi takimin pa praninë e kryetarit të partisë Zoran Zaev. Ai u vonua pasi aeroplani me të cilin ktheheshe nga takimi i Davosit ishte i detyruar të aterojë në Sofje në vend të Shkupit për shkak të kushteve të këqija të motit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat