Osmani: Integrimet evropiane po lëvizin në drejtim të drejtë

Maqedonia

Osmani: Integrimet evropiane po lëvizin në drejtim të drejtë

Më: 25 janar 2019 Në ora: 22:57
Bujar Osmani

Në organizim të përbashkët të Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, byroja franceze e ekspertit ndërkombëtar dhe Sekretariati për Çështje Evropiane, sot u mbajt punëtori në temë “Grupi punues administrativ dhe ministror për koordinim dhe për negociata evropiane: receta për sukses”. Në punëtori fjalët hyrëse kishin zv. kryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani si dhe Ambasadori i Francës Christijan Thimonier.

“Integrimet Evropiane, lëvizin në drejtim të vërtetë, edhe atë jo vetëm për shkak të suksesit të Marrëveshjes së Prespës, por edhe sukseset në realizimin e marrëveshjes historike të fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, harmonizimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve si dhe çështje tjera të vështira politike”- theksoi Osmani, duke i potencuar ata në drejtim të njëjtë dhe reformat e implementuara me sukses të Planit 3-6-9, duke shprehur kënaqësinë edhe nga implementimi i reformave të Planit 18.

Osmani gjithashtu theksoi se përvojat franceze janë të rëndësisë së veçantë për Sekretariatin për Çështje Evropiane, në veçanti në periudhën që pason, për arsye se SÇE, si trup i vetëm profesional, me kapacitete teknike, personele dhe të ekspertëve, ka rolin ta udhëheq procesin në përgjithësi të integrimeve evropiane- të mbikëqyrjes dhe koordinimit të implementimit të reformave, deri në përgatitjet e negociatave.

Në punëtori morën pjesë mysafir të shquar, si që janë: Salvatore Sereval, zëvendës i Sekretarit të Përgjithshëm për Çështje Evropiane në Qeverinë e Francës; Klen Jarac, Drejtor për Çështje Evropiane në Qeverinë e Estonisë; Deputetët në Parlamentin Francez Zhak Mari, i cili njëkohësisht është edhe Nënkryetar i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Francës si dhe Lilijana Tangi, e cila njëkohësisht është edhe Nënkryetare e Komitetit për Çështje Evropiane në Parlamentin e Francës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat