Komunikacioni në Maqedoni nëpër rrugë të lagështa

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni nëpër rrugë të lagështa

Më: 26 janar 2019 Në ora: 09:48
Ilustrim

Komunikacioni i rrugëve shtetërore sot në mëngjes po zhvillohet nëpër korsi të lagështa nga mbetjet e dëborës.

Nga ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” njoftojnë se një pjesë e ndalesave për komunikacion për automjetet e rënda që u vendosën mbrëmë janë hequr, ndërsa pjesa tjetër mbeten në fuqi.

Reshje e djeshme të borës shkaktuan probleme në komunikacion, veçanërisht në pjesët malore ku edhe kishte ndalesa për lëvizjen e automjeteve të rënda.

Ndalesa për automjete të rënda që vlejnë ende ka në rrugën, Mavrovë-Dibër, Dibër-Strugë, Kërçovë-Ohër, Strazhë-Kërçovë, Makedonski Brod-Prilep, Prilep-Gradsko dhe Tetovë-Kodra e Diellit ku ka ndalesë për autobusë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat