Koment për çështjen e Maqedonisë: Detajet duan përgjigje

Maqedonia

Koment për çështjen e Maqedonisë: Detajet duan përgjigje

Më: 26 janar 2019 Në ora: 09:53
Parlamenti grek mbas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës

Edhe parlamenti në Athinë ka aprovuar kompromisin për çështjen e emrit të Maqedonisë fqinjë. A u zgjidh kjo çështje përfundimisht? Jo, ka ende shumë për të bërë, thotë Jannis Papadimitriou.

Le ta themi që në fillim: Zgjidhja me kompromis për grindjen që dukej e përjetshme për emrin "Maqedoni" është e vonuar. Ka 25 vjet që palët thonë se ata duan ta arrijnë këtë dhe janë në gjendje ta arrijnë. Dhe kur vinte puna deri aty, ktheheshin mbrapsht. Me argumentin, se ata duan të arrijnë tek një kompromis, por jo tek ai që ofrohej në moment në tavolinën e bisedimeve.

Me durim të madh, i dërguari i posaçëm amerikan Matthew Nimitz, është munduar që në fillim të viteve nëntëdhjetë të ndërmjetësojë në këtë konflikt. Por sot kamerat janë drejtuar nga aktorët kryesorë, nga kryeministri i majtë i Greqisë, Alexis Tsipras dhe kolegu maqedonas Zoran Zaev. Por në Athinë dëgjohet të flitet me pëshpërimë, se kompromisi historik për Maqedoninë ka edhe firmën e Nimetz-it.

Duhen kapërcyer ende shumë pengesa

Image
Para parlamentit grek protestohet kundër marrëveshjes me Maqedoninë

Mbas bisedimeve është njësoj si para bisedimeve. Tsipras dhe Zaev e kanë kryer pjesën më të madhe të punës që duhet bërë dhe e vunë në jetë në Shkup dhe Athinë marrëveshjen, megjithë kundërshtimet nga radhët e veta. Por djalli është ende në shishe. Shumë pyetje janë ende pa përgjigje të qarta. A do të përdoret emri "Maqedoni e Veriut" vërtet në jetën e përditshme? A ka kryeministri Zaev ndonjë përgjigje për politikën bllokuese që i bën në Shkup presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov? A do qëndrojë ende në post kryeminisstri grek Tripras? Kush do lejohet në të ardhmen të blejë verë maqedonase dhe si do të mbrohen të drejtat e markave përkatëse? Për gjithë këto pyetje duhet të gjenden përgjigje bindëse, sa më shpejt aq më mirë.

Image
Kyriakos Mitsotakis, kryetar i Nea Demokratia

Në Greqi është krijuar ndërkohë rezistenca kundër gjoja "shitjes" së Maqedonisë greke. Dhjetëra mijëra vetë dalin në rrugë, megjithëse duhet thënë se në fillim të viteve nëntëdhjetë kanë qenë qindra mijëra që dilnin të protestonin. Simpatizantë të grupit ekstremist të djathtë "Agimi i artë" deklaruan në mediat sociale se partia e tyre, është forca e dytë në vend. Por ky pretendim i tyre nuk vërtetohet nga sondazhet aktuale.

Image
Protesta në Athinë

Pyetja vendimtare mbetet, nëse ndonjë ndryshim i mundshëm qeverie në Athinë do e vinte sërish në pikëpyetje marrëveshjen me Maqedoninë. Aktualisht nuk duket të jetë kështu. Në të gjitha sondazhet që janë zhvilluar udhëheqësi i opozitës konservatore Kyriakos Mitsotakis ka siguruar idhtarët e tij se "do të bëjë të pamundurën për të penguar kalimin e marrëveshjes në parlament". Por nuk ka thënë asnjëherë, se nëse bëhet kryeministër do e kthejë sërish mbrapsht marrëveshjen.

Rend i ri i sistemit politik në Greqi

Image
Jannis Papadimitriou

Ekziston mundësia që Hellas, të përjetojë një etapë të re të melodramës politike, në të cilën kryetari i qeverisë i respekton marrëveshjet ndërkombëtare, që ka sharë kur ka qenë në opozitë. Kjo pati ndodhur katër vjet më parë, kur në janar 2015 Alexis Tsipras fitoi zgjedhjet parlamentare me premtimin se do i japë fund diktatit për të bërë kursime të kreditorëve ndërkombëtarë. Por në fakt e kundërta ndodhi.

Sidoqoftë Tsipras mund t'i referohet rizgjedhjes së tij më 2015, për të thënë që zgjedhësit i dhanë besimin për kthesën që bëri duke u kthyer në realitet. Tani, Tsipras nuk do që të shfrytëzojë për synime të politikës së brendshme marrëveshjen me Maqedoninë: Parlamentarët e ashtuquajtur progresivë, nga të gjitha partitë, qoftë e Majta e moderuar, socialdemokratët apo liberalët, duan që të forcojnë radhët e SYRIZA-s, për të ndaluar nacionalistët dhe parrullat e vjetëruara. Fillimisht në zbatimin në Maqedoni të marrëveshjes me Maqedoninë. Dhe pastaj për zgjedhjet europiane në maj./DW/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat