Lëvdata nga Antonio Guterres për ratifikimin e Marrëveshjes së Prepëës

Maqedonia

Lëvdata nga Antonio Guterres për ratifikimin e Marrëveshjes së Prepëës

Më: 26 janar 2019 Në ora: 10:12
Antonio Guterres

Sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Guterres e lavdëroi sot Greqinë për ratifikimin e Marrëveshjes për dhënien fund të kontestit 27-vjeçar me Maqedoninë, duke vlerësuar me këtë rast se ky hap do të ndihmojë në promovimin e orvatjeve për arritje të pajtimit edhe jashtë Evropës.

Zëdhënësi i zëvendësit të Sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Garah Hak theksoi se Guteresh i gëzohet përfundimit të procesit të parashikuar me Marrëveshjen, i cili, siç thotë është negociuar nën patronatin e KB-së.

Ai theksoi edhe se Sekretari i përgjithshëm i ka lavdëruar edhe kryesitë e dy vendeve për shkak të këtij traktati, i cili, siç potencoi, do ta përforcojë paqen dhe stabilitetin në rajon dhe do t’i nxisë orvatjet për pajtim në Evropë dhe botë.

Parlamenti grek dje e ratifikoi marrëveshjen e Prespës me 153 vota pro, një abstenim dhe 146 kundër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat