Reshjet e reja të borës, në Kërçovë komunikacioni zhvillohet pa probleme

Maqedonia

Reshjet e reja të borës, në Kërçovë komunikacioni zhvillohet pa probleme

Më: 26 janar 2019 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Bora e cila mbrëmë reshi pa ndërprerë me intensitet të ndryshueshëm në Kërçovë dhe rrethinë tash për tash nuk shkakton vështirësi më të mëdha. Rrugët lokale rregullisht pastrohen nga firmat e angazhuara për mirëmbajtje ndërsa rrethanë lehtësuese paraqet ajo që reshjet këtë mëngjes janë ndërprerë.

“Trashësia e re e borës në qytet në këto momente është rreth dhjetë centimetra, por në vendet rurale trashësia është dyfish më e madhe, por megjithatë rrugët janë të kalueshme edhe deri te vendet më të larta rurale, ku me reagim me kohë të ekipeve kompetente qarkullimi zhvillohet në kushte dimri dhe kuptohet se rekomandohet ngarje e kujdesshme”, tha Emin Nasufi për Koha.mk nga Komuna e Kërçovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat