Marrëveshja e Prespës – Zaev vlerëson guximin e deputetëve grekë dhe maqedonas

Maqedonia

Marrëveshja e Prespës – Zaev vlerëson guximin e deputetëve grekë dhe maqedonas

Më: 26 janar 2019 Në ora: 16:06
Zoran Zaev

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev vlerësoi sot guximin e deputetëve grekë dhe maqedonas për miratimin e marrëveshjes për ndryshimin e emrit të shtetit të tij, një ditë pas votimit në Greqi.

‘’Të gjithë e dimë shumë mirë që nuk ishte aspak e lehtë, por ishte më se e domosdoshme, jashtëzakonisht e nevojshme për të dy shtetet dhe për të dy popujt’’, shprehet Zoran Zaev në nisje të një konference ekonomike në Veles (qendër).

Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Prespës e nënshkruar në muajin qershor, për riemërtimin e Maqedonisë si Maqedonia e Veriut pritet të heqë veton greke për anëtarësimin e këtij shteti në NATO dhe do të mundësojë hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Greqia insistonte për ndryshimin e emrit të fqinjit të saj, ish-republikës jugosllave që prej shpalljes së pavarësisë në 1991. Për grekët termi Maqedoni i përket trashëgimisë së tyre historike dhe provincës me të njëjtin emër në veri të vendit.

Zoran Zaev falenderoi me krenari mikun e tij Aleksis Cipras, kryeministrin grek për votimin historik. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat