OBRM-PDUKM: Pagë 500 euro s’ka, ashtu siç nuk ka edhe ajër më të pastër

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Pagë 500 euro s’ka, ashtu siç nuk ka edhe ajër më të pastër

Më: 26 janar 2019 Në ora: 16:40
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një njoftimi nga OBRM-PDUKM thuhet se “Zoran Zaevi dhe LSDM kishin dy vite të bëjnë diçka për Maqedoninë, në vend se të përkushtohen ekonomisë dhe krijimit të standardit më të mirë jetësor për qytetarët, Qeveria u përqendrua në shitjen e interesave shtetërore dhe kombëtare.

Sipas OBRM-PDUKM, Zoran Zaevi i ka shkaktuar humbjen më të madhe kombëtare të shtetit, ku, siç thonë nga kjo parti, disa herë e shkeli Kushtetutën, ligjet dhe procedurat, gjatë sjelljes së dygjuhësisë dhe i shkeli qytetarët gjatë ndryshimit të emrit.

“Zoran Zaev premtoi pagë mesatare prej 500 eurove që para dy viteve dhe nuk e realizoj. Pagë mesatare prej 500 eurove s’do të ketë me LSDM, ashti sikurse nuk do të ketë edhe ajër më të pastër. Kthimi i 15% të TVSH-së Zaevi e premtoi para dy viteve dhe nuk e realizoi, por kjo nuk e ndalon pa turp të premtojë përsëri. Zaev i përsërit të njëjtat gënjeshtra që i tha para dy viteve, po tani populli e din se Zaevi nuk të arrijë asgjë”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Ata shtojnë se Zaevi shkatërroi ekonominë dhe se i njëjti ka premtuar 600 kilometra autostradë, 500 kilometra rrugë magjistrale dhe 1200 kilometra rrugë lokale dhe asgjë s’ka filluar të ndërtohet.

“Investimet e huaja me të cilat Zaev tani po lavdërohet se janë sjellur nga ana e Qeverisë së OBRM-PDUKM-së, e cila me masat ekonomike dhe politike krijoji kushte për investim”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se në vend se kjo qeverisje të vazhdojë aty ky e la OBRM-PDUKM, kjo qeverisje filloi me rritjen e tatimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat