Katër raste të reja me fruth, Klinika e fëmijëve ndalon vizitat

Maqedonia

Katër raste të reja me fruth, Klinika e fëmijëve ndalon vizitat

Më: 26 janar 2019 Në ora: 17:01
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se gjatë ditës së sotme deri në orën 13.00 janë vaksinuar edhe 24 fëmijë, me çka numri i përgjithshëm i të vaksinuarve deri më tani ka arritur në 4328 fëmijë.

Për momentin në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile ka gjithsej 18 pacientë me fruth. Mbrëmë është pranuar një 19-vjeçar, i dërguar nga Klinika për sëmundje të fëmijëve, i cili u infektua nga fruthi dhe është në gjendje të vështirë shëndetësore.

Në ambulancë janë kontrolluar katër fëmijë, të dyshimtë për fruth, të moshës prej shtatë muaj deri dy vjeçare. Të gjithë janë lëshuar në mjekim shtëpiak.

Ndërkaq, pas shpalljes së epidemisë së fruthit, Klinika e fëmijëve ka vendosur ndalesë për vizita të pacienteve të sëmurë në klinikë.

Nga Ministria rekomandojnë qe prindërit t’i respektojnë rekomandimet dhe përkujtojnë se ende është në fuqi urdhri se fëmijët, të cilët nuk janë vaksinuar nuk do të pranohen në kopshtet për fëmijë, me qëllim që të pengohet përhapja e epidemisë, së shpallur në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat