Një i vdekur dhe tre të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Gjevgjeli

Maqedonia

Një i vdekur dhe tre të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Gjevgjeli

Më: 26 janar 2019 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Një person humbi jetën pas një shpërthimi që ndodhi sot pasdite në qendër të Gjevgjelisë. Jo zyrtarisht nga shpërthimi i bombolës së gazit, dhe janë lënduar edhe tre të tjerë.

Njësia kundër zjarrit e Gjevgjelisë dhe tri automjete me ekip të ndihmës së shpejtë menjëherë pas njoftimit kanë intervenuar në terren.

Sipas zjarrfikësve, në dyqan ka shpërthyer bombola e gazit, ndërsa nga Spitali i Përgjithshëm i Gjevgjelisë informuan se të gjithë të lënduarit janë transferuar në Repartin kirurgjik dhe se njëri nga është me djegie mesatare të nivelit të parë dhe të dytë, ndërsa dy të tjerët janë të lënduar më lehtë.

Hetimi për arsyet se si ka ardhur deri te shpërthimi do të qartësohen pas mbarimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat