Pendarovski: Jemi vetëm një hap larg NATO-së

Maqedonia

Pendarovski: Jemi vetëm një hap larg NATO-së

Nga: Z.M Më: 27 janar 2019 Në ora: 11:19
Koordinatori kombëtar i Maqedonisë për NATO, Stevo Pendarovski

Koordinatori kombëtar i Maqedonisë për NATO, Stevo Pendarovski ka deklaruar se ratifikimi  i Marrëveshjes në Kuvendin grek është sinjal i mirë për gjithë rajonin dhe është moment historik në të gjitha parametrat.

"Maqedoni është një hap para për tu bërë anëtare e NATO-s. Çekia tashmë njoftoi se të hënën do të kërkojë nga Maqedonia ta nënshkruajë protokollin për anëtarësimin në NATO. Për deklaratat e kryetarit të opozitës greke “Demokracia e Re”, Kyriakos Mitsotakis, se kur do të bëhet kryeministër do ta bllokojë anëtarësimin e Maqedonisë në BE, ai nuk nuk mund ta bëj për shkak të marrëveshjes së Prespës".

Pak ditë më parë Maqedoni dhe Greqia me miratimin e Marrëveshjes së Prepës në Kuvendet e tyre i dhanë fund kontestit disa dekadësh./BotaSot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat