Skandaloze: Ministri i Shëndetësisë publikoi fotografi duke vaksinuar mbesën, por ajo ishte vetëm mashtrim

Maqedonia

Skandaloze: Ministri i Shëndetësisë publikoi fotografi duke vaksinuar mbesën, por ajo ishte vetëm mashtrim

Nga: Z.M Më: 27 janar 2019 Në ora: 13:40
Venko Filipçe, publikoi fotografi duke vaksinuar mbesën e tij

Pak ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, publikoi fotografi duke vaksinuar mbesën e tij, por pavarsisht kësaj një veprim i tillë duket të ketë qenë mashtrim, transmeton Botasot.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ministri i Shëndetësisë pranoi se pavarësisht fotografisë të publikuar, ai nuk e ka vaksinar atë, sepse ajo është e vogël për vaksinën MRP. 

“Gjithmonë është mirë të tregohet me një shembull personal se diçka është e vërtetë, se diçka është një hap i vërtetë dhe se diçka është një politikë e vërtetë. Në këtë drejtim ishte vaksinimi i mbesës sime, e cila është ende e vogël dhe nuk mund të vaksinohet nga MRP, por njoftimi ishte që ne, si autoritete shëndetësore, të sigurojmë të gjithë qytetarët, prindërit e fëmijëve të vegjël se vaksinat janë të sigurta . Procesi i vaksinimit është absolutisht i sigurt, dhe është një investim i vërtetë për shëndetin e fëmijëve. Veprimi im ishte në lidhje me të gjitha këto argumente, ka thënë Filipçe./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat