Linas Linkevicius nesër për vizitë zyrtare në Maqedoni

Maqedonia

Linas Linkevicius nesër për vizitë zyrtare në Maqedoni

Më: 27 janar 2019 Në ora: 14:49
Linas Linkevicius

Me ftesë të ministrit të Punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov, nesër për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë do të jetë ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Lituanisë, Linas Linkevicius.

Siç njoftojnë nga MPJ, përveç homologut të tij, ministri lituanes do të takohet me krerët shtetëror si dhe me më disa deputetë të Kuvendit të Maqedonisë.

Në agjendën e bisedimeve të dy ministrave do të jenë çështjet për dinamikën dhe zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, bashkëpunimi sektorial, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, si dhe mbështetja e Lituanisë në procesin e integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO.

Ministrat mes tjerash do të kenë fjalimi edhe në panel diskutimi me temën “Qëllime të përbashkëta: stabilitet në Ballkan, siguri në Ballkan” që do të mbahet në MPJ, nën organizimin e Info qendrës për integrime euroatlantike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat