Gjashtë raste të reja të fruthit, mjekët presin që numri të rritet

Maqedonia

Gjashtë raste të reja të fruthit, mjekët presin që numri të rritet

Më: 27 janar 2019 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në Klinikën e sëmundjeve infektive janë pranuar 6 raste të reja me fruth, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Punëtorët shëndetësor presin që numri të rritet.

“Epidemi e fruthit po zgjerohet në disa nga qytetet e vendit. Dy fëmijë me gjendje më të rëndë shëndetësore ku ekziston mundësia të vendosen edhe në aparate për frymëmarrje. Gjendja shëndetësore e fëmijës me paralizë cerebrale është përmirësuar dukshëm. Gjithashtu është përmirësuar gjendja e 8 vjeçares që ka astmë. Për momentin në Klinikën e sëmundjeve infektive ka 24 pacientë me fruth”, thuhet në njoftimin e ministrisë ku shtohet se deri në orën 13:00 të ditës së sotme, në total janë vaksinuar 4.345 fëmijë me MRP vaksina.

Nga ministria sqarojnë se për t’u ndaluar zgjerimi i epidemisë në Shkup, në gjithë klinikat është sjellur kufizim të vizitës së pacientëve, përkatësisht ndalesë për vizitën e pacientëve që janë në klinika deri në fund të epidemisë.

Nga ministria e Shëndetësisë këshillon prindërit rekomandimet e ministrisë dhe se pikat vaksinare në poliklinikat “Jane Sandanski”, “Bit-Pazar”, dhe “Gjorçe Petrov”, punojnë secilën ditë pune nga ora 19:30 deri në orën 7:30, dhe se gjatë fundjavës janë 24/7 në dizpocizion.

Ministria e Shëndetësisë rikujton se ende është në fuqi urdhri që fëmijët, të cilët nuk janë të vaksinuar nuk do të pranohen në çerdhet me qëllim të parandalohet epidemia e shpallur në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat